Mimoza Shkodra deklarohet për herë të parë pas ndarjes nga Seldi: Jam shumë...

Mediale Vip

Mimoza Shkodra deklarohet për herë të parë pas ndarjes nga Seldi: Jam shumë...

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 10:09
Mimoza Shkodra

Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu ka afro 3 muaj që i kanë dhënë fund fejesës së tyre.

Ishte pikërisht Seldi ai që e konfirmoi një gjë të tillë në spektaklin “Dance With Me”, teksa tha se pavarësisht çfarë ka ndodhur ai ende gëzon respekt për të dhe familjen e saj. Ndërsa në anën tjetër Mimoza nuk ka folur gjatë kësaj kohe fare.

Por, e ftuar në emisionin “Mirage”, përveç jetës profesionale, foli edhe për atë private, duke e konfirmuar dhe vet ajo ndarjen nga Seldi.

“Tash jam single. Krejt e dinë që jam ndarë, dhe jam single. Për momentin jam e ngarkuar me punë dhe mund të them lirisht edhe jam e lumtur. Jam rehat, e qetë”, tha Mimoza sa i përket jetës private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat