Fjolla Morina mendon se Tuna duhet të heqë dorë nga muzika

Mediale Vip

Fjolla Morina mendon se Tuna duhet të heqë dorë nga muzika

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 13:18
Fjolla Morina

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, këtë javë ka qenë e ftuar në emisionin “Shiko kush luan” të moderatores Luana Vjollca.

Mes shumë lojërave që ka zhvilluar atje, ajo në një moment është detyruar që të zgjedh me disa personazheve, atë që ajo mendon se duhet të heq dorë nga muzika.

Këtë duhet ta bënte duke qëlluar me armë drejt portretit të këngëtares në fjalë.

Këngëtarja Morina zgjodhi që të qëllojë në drejtim të fotografisë së Tunës, duke treguar kështu që sipas saj është Tuna ajo që duhet hequr dorë nga ky profesion.

Promoja e emisionit, e publikuar nga Fjolla në rrjetin social Instagram, ka sjell këtë moment, i cili mesa duket ka shkaktuar edhe shumë ovacione në publik.

“Do të ndizet skena, shumë surpriza ju presin”, ka shkruar Morina në mbishkrimin e videos.

Kujtojmë që Tuna dhe Fjolla Morina dikur ishin në konflikt virtual me njëra-tjetrën, kjo për shkak të këngës “MMV” që Tuna kishte publikuar në vitin 2014 në bashkëpunim me reperin Getoar Selimi, përmes së cilës i ishin drejtuar me një ‘diss’ estradës.

Më pas, Fjolla kishte vendosur t’i kundërpërgjigjej duke publikuar edhe ajo një ‘diss’, me titullin “Queen”, duke treguar se qartë se për kë është dedikuar kënga.

Mesa duket, marrëdhëniet mes dy këngëtareve shqiptare vazhdojnë ende të jenë shumë të acaruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat