E bukura Heidi Lushtaku gjithmonë në krah të Robin Krasniqit

Mediale Vip

E bukura Heidi Lushtaku gjithmonë në krah të Robin Krasniqit

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 00:56
Haxhi ‘Robin’ Krasniqi dhe Heidi Lushtaku

Haxhi ‘Robin’ Krasniqi e ka mbrojtur titullin e kampionit të Evropës në kategorinë super të mesme në boksin profesionist (EBU) përballë kundërshtarit të tij, Ronny Landaeta.

Ndërsa për ta mbështetur boksierin nga Kosova, gjatë gjithë kohës i ka qëndruar pranë partnerja e tij, Heidi Lushtaku.

Modelja e njohur ka publikuar fotografi para meçit për ta uruar partnerin e saj për sukses.

Dhe pikërisht kjo ndodhi. Pas 12 raundeve, Krasniqi arriti të dilte fitimtar, ndërsa së bashku me të në ring u ngjit edhe Heidi.

Ajo ishte pranë tij kur gjyqtarët e shpallën fitues për ta përjetuar bashkë këtë sukses të boksierit 31-vjeçar.

Në një intervistë të mëhershme për median, Robini kishte thënë se planifikon të martohet me Heidin, porse nuk kishte dhënë një datë të saktë se kur do ta kurorëzojnë dashurinë.

“Jemi dy njerëz, dy figura publike dhe i kemi të dy punët pak a shumë si njëjtë, duhet shumë sakrificë, por jemi njerëz që sakrifikojmë dhe e mbështesim njëri-tjetrin, mundohemi shumë që ta shtyjmë njëri-tjetrin përpara”.

“Dhe kështu do të vazhdojë edhe pak, sepse jemi në momentet më të mira të karrierës. Martesa vjen, do të vijë më saktë, normalisht që është plan, por ta shohim… do të jetë surprizë, po normal që do të bëhet një dasmë në të ardhmen, një dasmë shumë e mirë”, kishte thënë Krasniqi.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat