Plaçkitet Bebe Rexha, i vjedhin qaforen në aeroport - Bota Sot
Plaçkitet Bebe Rexha, i vjedhin qaforen në aeroport

Mediale Vip

Plaçkitet Bebe Rexha, i vjedhin qaforen në aeroport

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 11:49
Bebe Rexha

Bebe Rexha është një nga këngëtaret më të suksesshme të momentit.

Ajo ditë më parë zbuloi se është shumë afër të arrij numrin e 100 fluturimeve gjatë këtij viti që po lëmë pas vetes.

Por, duket se këngëtares sonë i ka ndodhur një fatkeqësi në një prej aeroporteve ndërkombëtare.

Ylli 28-vjeçar pohon se dikush i ka vjedhur një gjerdan që e mbante në qaf, ku shkruan edhe emri i saj – Bebe.

“Zemra më është thyer. Dikush në aeroport më vodhi gjerdanin Bebe”, ka shkruar ajo në Twitter teka ka kërkuar nga fansat që mos ta blejnë nëse e gjejnë në shitje.

Ndryshe, Rexha është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera