Arta bën paralajmërimin për menaxherin e Taynës: Hiqni bllokazhat - Bota Sot
Arta bën paralajmërimin për menaxherin e Taynës: Hiqni bllokazhat

Mediale Vip

Arta bën paralajmërimin për menaxherin e Taynës: Hiqni bllokazhat

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 22:54
Arta Memedi

Ka disa ditë që ka filluar t’ua “zbulojë fytyrën e vërtetë” siç tha ajo labelit ku bëri pjesë.

Arta Memedi ka ‘shpërthyer’ e tha shumë fjalë për ish menaxherin e saj Rinor Hykollit dhe për Taynën për të cilët ndër tjera ka thënë se ishin në lidhje tre muaj më herët se sa Tayna ta lansonte këngën ‘Columbiana’.

Edhe sonte, këngëtarja Memedi ka vazhduar me kritika.

Në një fotografi që e ka hedhur në Instastory, i ka bërë thirrje Rinorit t’iu kërkojë falje rrethit të saj, që i ka shqetësuar.

Madje, Arta gjithashtu i tha atij t’i heq bllokimet që ia ka bërë në koncerte.

Kujtojmë se në një intervistë në emisionin “Mirage” Arta kishte treguar se si Rinori po mundohej që t’i prishë punë asaj me këngëtarë dhe pronarë të klubeve dhe ta bllokojë në karrierë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera