Dua Lipa: ‘Të thuash se jam krenare për origjinën është pak’

Mediale Vip

Dua Lipa: ‘Të thuash se jam krenare për origjinën është pak’

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 14:15
Dua Lipa

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë, mbrëmjen e djeshme u  mbajt një koncerti në nder të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Në Romë ishin mbledhur emrat më të njohur si Inva Mula, Dua Lipa, Reme Lahaj, Genc Tukiçi, Kledi Kadiu, Olen Çezari, Elhaida Dani, Lorik Cana, Eno Peci dhe Erza Muqolli, artistët që kanë bërë krenarë shqiptarët në mbarë botën me talentin e tyre.

Të shumtë ishin artistët të cilët ndanë momente të bukura nga mbrëmja e djeshme dhe ndër to ishte dhe këngëtarja me famë botërore Dua Lipa.

 Dua Lipa me anë të një postimi në Instagram u shpreh se dashuria për rrënjët dhe origjinën e saj sa vjen i shtohet.

Dua ndezi mbrëmjen me këngën e saj 'Homesick'.

"Pas një koncerti të bukur përkujtimor për Gjergj Kastrioti-Skënderbeun ku mora pjesë së bashku me shumë artistë të talentuar shqiptarë. Dashuria për rrënjët e mia sa vijnë e rriten edhe më shumë sesa kam menduar. Të thuash jam krenare është nënvlerësim. Çfarë ndjenje,”-shkruajti Dua në Instagram.

 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat