Nuk do ta besoni sa para fitojnë disa nga këngëtaret më të njohura shqiptare

Mediale Vip

Nuk do ta besoni sa para fitojnë disa nga këngëtaret më të njohura shqiptare

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 20:38
Rita Ora, Era Istrefi, Bebe Rexha, Dua Lipa

Këngëtaret shqiptare janë bërë të famshme në mbarë botën, dhe pas famës vjen fitimi që ju mundëson të jetojnë një jetë mjaft komode e luksoze.

Si gjithmonë ato do thonë se fansat janë dhurata më e mirë nga gjithë ky rrugëtim por na besoni kur themi se nuk kanë dalë me kaq pak fitim. Faqja e njohur online “NET WORTH LEAKS” tregon pasurinë e gjithë artistëve në mbarë botën, mënyrën e fitimit të parave, e madje llogarit dhe fitimet e çdo viti.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe për këngëtaret më të njohura shqiptare.

Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha e së fundmi Era Istrefi me anë të këngëve, koncerteve, eventeve, e promovimeve, kanë fituar dhe miliona dollarë.

Ajo e cila kryeson listën mes këngëtareve shqiptare më të paguara është Rita Ora me plot 20,500,000 dollarë fitime. Rita përpos muzikës, ka hyrë dhe në rrugën e modës, duke u bërë disa herë bashkëpuntore me firmën e njohur Adidas duke bërë pjesë të llogarisë së saj bankare miliona dollarë.

Pas Ritës vjen Bebe Rexha me një pasuri prej 11,000,000 dollarësh. Bebe është një nga ato këngëtare që ka bashkëpunimet më të shumta me yjet e njohura në botë, dhe sigurisht që pas këngës vijnë koncertet e turnetë nëpër botë që gjenerojnë miliona para.

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare e cila po ngjit suksesin shumë shpejt ka një pasuri prej 3,000,000 dollarë. Dua së fundmi është bërë pjesë e organizatës UNICEF, që sigurisht ka një tarifë të cilën bukuroshja shqiptare do ta ketë në xhep.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme është Era Istrefi me një pasuri prej 2,700,000 dollarësh. Bashkëpunimi me Will Smith dhe Nicky Jam në botëror i hapi shumë rrugë artistes shqiptare, e le të mos flasim për këngën e cila i hapi dyert e suksesit, “Bon bon”. Me atë këngë Era mori miliona klikime në rrjetin e madh Youtube, klikime që kthehen në para.

Përveç faktit që bëjnë një punë të cilën e duan me shpirt, ajo çka artistet marrin në këmbim është tejet e kënaqshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat