Është duke u zhvilluar ndeshja futbollistike, Kosova-Azerbajxhan.
Së fundmi, është reperi Capital T i cili ka përkrahur lojtarët e Kosovës teksa shfaqet pranë tyre.
Në foton e ndarë me ndjekësit, Kapo është pranë futbollistëve, Milot Rashica, Atdhe Nuhiu dhe Edon Zhegrova.
“Vazhdojmë djema”, shkruan ai.
Ndryshe, përfaqësuesja e Kosovës ka kaluar në epërsi ndaj Azerbajxhanit qysh në minutën e parë, gol të realizuar nga Arbër Zeneli.