Reperi i njohur mund të dënohet me burgim të përjetshëm

Mediale Vip

Reperi i njohur mund të dënohet me burgim të përjetshëm

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 07:11
6ix9ine

Gjatë mbrëmjes së të dielës, reperi problematik 6ix9ine, emri i vërtetë i të cilit është Daniel Hernandez, është arrestuar dhe tashmë mund të dënohet nga 32 vite burg deri në burgim të përjetshëm sepse akuzohet se është pjesë e një bande të dhunshme që vepronte si “ndërmarrje kriminale”.

Prokurorët pohojnë se reperi nga Brooklyn, i njohur edhe si Tekashi 6ix9ine, është pjesë e një bande që kryente plaçkitje, sulme në Manhattan dhe Brooklyn, shantazhe, ushtronin dhunë dhe shpërndanin drogë.

Image

Jo vetëm kaq, por emri i tij bëri akoma më shumë bujë pasi shmangu burgun një muaj më parë, ku deklarohej fajtor për përdorimin e një fëmije në një shfaqje
seksuale. Reperi nënshkroi një marrëveshje ku pranonte fajësinë për incidentin, i cili kishte të bënte me një video seksuale ku ishte e pranishme një vajzë 13-vjeçare.

6ix9ine asokohe 18 vjeç dhe një burrë tjetër. Kusht për marrëveshjet e pranimit të fajësisë ishte që ai duhet të qëndronte larg problemeve ligjore për 2 vitet e ardhshme. Avokati i tij ka mohuar akuzat duke u shprehur se reperi i ka përdorur anëtarët e bandës vetëm për sigurinë e tij dhe për asgjë tjetër.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat