Vandalizëm në bulevardin e famës së Hollywoodit, shkatërrohet ylli i Jennifer Lopezit

Mediale Vip

Vandalizëm në bulevardin e famës së Hollywoodit, shkatërrohet ylli i Jennifer Lopezit

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 08:29
Jennifer Lopez

Duket se viktimë e vandalizmit nuk është vetëm Donald Trump, ylli i të cilit është dëmtuar disa herë.

Yjet e disa emrave të njohur në bulevardin e famës në Hollywood janë dëmtuar mbrëmjen e kaluar.

Jennifer Lopez, Ellen DeGeneres dhe Pharrell Williams u janë dëmtuar yjet ku gjenden emrat e tyre.

Megjithatë, revista amerikane TMZ ka zbuluar se yjet do të rregullohen gjatë ditës së sotme dhe vandalizuesi do të arrestohet pas shikimit të kamerave.

Ndryshe, në “Hollywood Walk of Fame” janë më shumë se 2.600 je të kuq dhe yll të bronzit të ngulitur në trotuar përgjatë 15 blloqeve të bulevardit të famshëm dhe tre blloqeve të Wine Street në Hollywood, Kaliforni.

Yjet janë monumente publike të përhershme për arritje në industrinë e argëtimit, ku ka emrat të muzikantëve, aktorëve, regjisorëve, producentëve, grupeve muzikore dhe teatrale.

Walk of Fame administrohet nga Dhoma e Tregtisë së Hollivudit dhe mirëmbahet nga vetë-financimi i Historisë së Hollivudit. Është një destinacion popullor turistik, ku ka mbi 12 milionë vizitorë në vit. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat