Anne Hathaway bëhet flokëkuqe!

Mediale Vip

Anne Hathaway bëhet flokëkuqe!

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 13:28
Anne Hathaway

Anne Hathaway ka qenë gjithmonë shumë e guximshme për të ndryshuar pamjen, për rolet në filmat e saj.

Aktorja 36 vjeçare, së fundmi, ka ndryshuar flokët në ngjyrë të kuqe të ndezur.

Ky ndryshim i Hathaway vjen për shkak të rolit në filmin e saj të ardhshëm “The Last Thing He Wanted in Puerto Rico”, në të cilën ajo ka punuar qysh nga stina e verës.

Fotografët e kanë kapur Hathaway në një ditë xhirimi derisa po ecte shumë e buzëqeshur rrugëve të New Yorkut.

Aktorja kishte të veshur një pallto ngjyrë rozë, një bluzë të ndritshme ngjyrë ari dhe një fund mesatarisht të gjatë ngjyrë të verdhë.

Hathaway ishte parë me ngjyrën e saj natyrale të flokëve, brune, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për filmin në Hollywood.

Nëse ndryshimi i ngjyrës së flokëve të aktores është i vërtetë, atëherë kjo nuk është hera e parë që Hathaway e ka bërë një ndryshim të madh në pamje, për hir të rolit.

Kur aktorja kishte rolin e Fantine, në “Les Miserables”, në vitin 2012, kishte rruar gjithë flokët – një gjë që ajo e kishte pranuar që nuk ishte aspak e lehtë.

Hathaway gjithashtu ka bërë të ditur se për role të caktuara filmike është dashur edhe të shtojë në peshë, duke “goditur” kështu ata që e kritikuan se kishte shtuar peshë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat