Shtoi emrin e Kim Kardashian në CV, studenti fiton tre intervista pune

Mediale Vip

Shtoi emrin e Kim Kardashian në CV, studenti fiton tre intervista pune

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 17:16
Kim Kardashian

Tregu i sotëm i punës është më i vështirë se kurrë. Studenti i Boston University, Chris Sumlin, gjeti një mënyrë origjinale që ai dhe CV-ja e e tij të dallonin nga të tjerët në pirgun e aplikimeve. Në seksionin e arritjeve, ai shtoi se Kim Kardashian ripostoi në Twitter një postim tijin.

Në 2017-n, Sumlin shkroi një detyrë mbi lojën e Kim të quajtur Kim Kardashian West: Hollywood. Kim e pa detyrën dhe e ripostoi në Twitter duke e quajtur “të paparë”. Madje, edhe ekipi pas lojës u bë kurioz të lexonte ç’kishte shkruar Sumlin.

Mbrëmë, Sumlin postoi një foto të CV-së së tij në Twitter. Ai tha se kishte lënë tre takime për intervista pasi shtoi tek arritjet ripostimin e mësipërm nga Kim Kardashian. Sërish, edhe kjo i ra në sy Kim Kardashian, e cila i uroi fat në kërkimin për punë. Dhe Sumlin shtoi një tjetër rresht në CV.

Dy fjalitë e fundit, tek arritjet, shkruajnë: “Kim Kardashian ripostoi punën time mbresëlënëse në Twitter,” dhe “Kim Kardashian më uroi fat në gjetjen e një pune në Twitter.”

Sidoqoftë, CV-ja e Sumlin është goxha e pasur. Ai ka qenë praktikant në shfaqjen e Jimmy Fallon dhe ka publikuar dy libra deri më tani. Kim, ama, ka 57 milion ndjekës dhe disa prej tyre të paktën, merren me burimet njerëzore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat