Ardit Gjebrea tregon gabimin më të madh që bën me Anna-n: Turp, por nuk dua të gënjej!

Mediale Vip

Ardit Gjebrea tregon gabimin më të madh që bën me Anna-n: Turp, por nuk dua të gënjej!

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 21:43
Ardit Gjebrea me vajzën e tij

Moderatori mjaft i dashur për publikun shqiptar, Ardit Gjebrea, ka treguar gabimin më të madh që bën me vajzën e tij.

Teksa ishte i ftuar në aktivitetin e Ministrisë së Kulturës “Takohemi për një libër”, Arditi bëri një kritikë për veten dhe personat që vepronin njësoj si ai.

Gjebrea tregoi se nuk lexon rregullisht, as me vajzën e tij të vogël, Annën. Moderatori u shpreh se ndonjëherë, duke u marrë me punën dhe duke i dhënë prioritet asaj, njerëzit harrojnë familjen dhe veten dhe pendohen qe nuk janë marrë me ta.

Image

“Libri është një nga ato gjërat e shëndetshme që ne, pa diskutim, duhet ta bëjmë, kështu që, duke nisur nga vetja, me një turp të madh, por duhet ta pranoj sepse nuk dua të gënjej. Nuk lexoj, me Annën sidomos, por duhet të lexojmë dhe duhet t’u japim këtë kulturë fëmijëve tanë. Kështu që një shuplakë ia dhashë vetes dhe pastaj të gjithë atyre që sillen po njësoj.”- është shprehur moderatori.

“Unë them ne bëjmë në jetë atë që i japim prioritet dhe ngandonjëherë i japim aq shumë prioritet punës, saqë harrojmë fëmijët, harrojmë familjen dhe vetëm kur ata rriten, shikojmë se sa kohë ka kaluar dhe sa keq që nuk jemi marrë me ta”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat