Ndryshim drastik! Pas flokëve të zinj, Luana Vjollca shfaqet me look-un e ri

Mediale Vip

Ndryshim drastik! Pas flokëve të zinj, Luana Vjollca shfaqet me look-un e ri

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 22:30
Luana Vjollca

Moderatorja shqiptare ka vendosur të bëjë një tjetër ndryshim në pamjen e saj pasi u shfaq me flokë të zeza. Luana Vjollca ka publikuar një foto ku shihet me flokë të kuqe.

Mesa duket ky është sezoni i ndryshimit të moderatores shqiptare. Luana Vjollca është shfaqur me një pamje krejtësisht të re, me flokë të kuq. Duket që është një paruke, por ende nuk dihet nëse Luana ka vendosur të shfaqet kështu në emisionin e rradhës apo bëhet fjalë për një set fotografik.

Vetëm para pak javësh bukuroshja shqiptare u shfaq brune dhe i surprizoi të gjithë. Ne jemi mësuar ta shohim gjithmonë bionde, por në fakt para shumë vitesh kur ishte në lidhje me këngëtarin Adrian Gaxha, Luana Vjollca ka pasur flokë të kuqe. Madje aludohet se edhe kënga “Ngjyra e kuqe” e kënduar nga Adrian Gaxha është frymëzuar pikërisht prej saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat