Filmi biografik për Lorik Canën publikohet më 5 dhjetor

Mediale Vip

Filmi biografik për Lorik Canën publikohet më 5 dhjetor

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 08:51
Lorik Cana

Mund t’i mungojë fushës së gjelbër, por tashmë jo edhe kinemasë.

Fjala është për futbollistin e mirënjohur shqiptar, Lorik Cana, i cili për vite me radhë ka qenë kapiten i Kombëtares Shqiptare.

Për të përshkruar karrierën e tij të gjatë dhe të suksesshme, është realizuar një film-dokumentar me emrin “Lorik”.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet futbollisti Cana përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

Ai ka bërë po ashtu të ditur se data e publikimit të këtij filmi është 5 dhejtor 2018.

“Një film i realizuar me shumë dashuri mbi rrugëtimin tim nga miku im @andidecka që më bindi para 2 vite rreth këtij projekti. Nuk ka qenë e lehtë por besoj ja ki dal Ando me gjithë partnerët qe të kanë mbështetur”, ka shkruar Lorik Cana në Instagram.

Filmi në fjalë është bashkëprodhim mes kompanive Gjirafa dhe Digitalb. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat