'Reklama raciste', Dolce & Gabbana i kërkon 'falje' Kinës

Mediale Vip

'Reklama raciste', Dolce & Gabbana i kërkon 'falje' Kinës

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 20:45
Bashkëthemeluesit e Dolce & Gabbana

Bashkëthemeluesit e Dolce & Gabbana i kërkuan të premten "falje" Kinës, duke u përpjekur të shpëtojnë një treg të rëndësishëm për markën luksoze.

Ata kërkuan falje pasi blerësit kinezë kërkuan bojkotin e markës si reagim ndaj reklamës së fundit të shtëpisë italiane të modës.

Firma postoi një video këtë javë ku shihej një modele kineze që 'lufton' për të ngrënë makarona dhe pica me shkopinj.

Pas kësaj Dolce & Gabbana anuloi shfaqjen e saj të modës në Shangai  të mërkurën pasi të famshmit dhe përdoruesit e rrjeteve sociale kërcënuan për një bojkot të markës.

Të enjten tregjet online në Kinë hoqën nga faqet e tyre artikujt e Dolce & Gabbanas.

Në video, Gabbana dhe bashkë-themeluesi Domenico Dolce thanë se kishin reflektuar seriozisht dhe ishin të trishtuar nga ndikimi i reklamës së tyre.

"Përballë keqkuptimit kulturor, ne shpresojmë që ju të mund të na falni,"-tha Dolce, duke folur italisht, në videon e ku dy stilistët shihen të ulur krah për krah.

Gabbana gjithashtu u kërkoi falje të gjithë njerëzve kinezë nëpër botë.

"Ne kurrë nuk do ta harrojmë këtë përvojë dhe mësim, dhe kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë më,"-tha ai.

Më pas video 48 sekonda u postua në platformën Twitter të Kinës, Weibo.

Kjo po pengon një prej markave më të njohura të modës italine të përshkrojë tregun kinez, ku rivalët e tij Louis Vuitton dhe Gucci po konkurrojnë për t'u zgjeruar.

Blerësit kinezë përbëjnë më shumë se një të tretën e shpenzimeve për mallrat luksoze në mbarë botën dhe gjithnjë e më shumë i bëjnë pazaret në vendin e tyre sesa në udhëtime jashtë shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat