Bëhet nënë për herë të parë, modelja shqiptare: Për mua jetë fillon tani

Mediale Vip

Bëhet nënë për herë të parë, modelja shqiptare: Për mua jetë fillon tani

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 17:56
Vivian Canaj

Vivian Canaj vajza që me bukurinë e saj ka përfaqësuar vendin tonë në evente të ndryshme, është bërë nënë për herë të parë para disa ditësh.

Modelja publikoi dhe foton e parë me dorën e vogëlushit që ka sjell në jetë.

Gjithashtu në postim ajo tregoi  dhe emrin me të cilin e ka pagëzuar vogëlushin.

’15.11.2018 u bekuam me ndjesinë dhe dhduratën më të bukur në botë.Paç shkëlqimin e diellit çdo ditë të jetës shpirti i shpirtit tim Christian Meci’ shkruajti  në postim modelja. 

Pas këtij momenti shumë special, modelja e njohur shqiptare ka dhënë një intervistë për ‘Gazeta Shqiptare’ ku ka treguar ndjesitë për ardhjen në jetë të të voglit.

’Di të them që të qënit nënë është ndjesia më e ëmbël dhe më e bukur në botë.Në momentin që mora Christian në dorë, harrova çdo dhimbje që kalova gjatë lindjes.Për mua jeta fillon tani.ndiehm në qiellin e shtatë’ është shprehur ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat