Kit Harington mohon se ka tradhtuar gruan e tij

Mediale Vip

Kit Harington mohon se ka tradhtuar gruan e tij

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 11:09
Aktori tha se ai kurrë nuk e kishte takuar modelen

Kit Harington së fundmi ka folur për akuzat që ishin bërë ndaj tij se kinse ka tradhtuar gruan e tij, Rose Leslie.

Këto akuza ai i mori nga modelja ruse, Olga Vlasova e cila kishte thënë se gjatë kohës sa Rose dhe Kit ishin vetëm në lidhje, aktori në anën tjetër kishte pasur marrëdhënie edhe me të.

Mirëpo aktori tha se ai kurrë nuk e kishte takuar modelen, dhe për më tepër ai kurrë nuk e ka tradhtuar gruan e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat