P.Diddy zbulon se Kim Porter e ndihmoi ta kalonte depresionin

Mediale Vip

P.Diddy zbulon se Kim Porter e ndihmoi ta kalonte depresionin

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 10:48
P.Diddy ka folur për ndikimin e Kim Porter

P.Diddy ka folur për ndikimin e Kim Porter tashmë e ndjerë, në jetën e tij, transmeton Klan Kosova.

Reperi 49-vjeçar bëri një lavdërim emocional për Kim – nëna e tre fëmijëve të tij, e cila vdiq më 15 nëntor.

“Isha duke u rritur dhe sapo kaloja një kohë të errët shumë të errët. Edhe pse nuk ishim së bashku, ajo ishte ai lloj i njeriut. Ajo vinte dhe ishte si: ‘eja Puff. Duhet të ngrihesh. Duhet të dalësh nga shtrati. Duhet të lëvizësh’, tha artisti.

Ai gjithashtu foli edhe për takimin e parë me të.

“Unë shkoja çdo ditë në zyrë dhe ajo punonte në tavolinën e pritjes. Unë isha shumë i emocionuar për ta parë në ashensor. Ta dija se do ta shihja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat