Bob Dylan ishte mysafirë i Jimmy Fallonit, por nuk e tha asnjë fjalë në shoun televiziv

Mediale Vip

Bob Dylan ishte mysafirë i Jimmy Fallonit, por nuk e tha asnjë fjalë në shoun televiziv

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 12:28
Bob Dylan dhe Jimmy Falloni

Pas një mungese të gjatë këngëtari amerikan, Bob Dylan është shfaqur te Jimmy Fallon për të promovuar linjën e tij të uiskit, ku nuk e shqiptoi një fjalë.

Kompozitori 77-vjeçar ka zgjedhur “Ditën e Falenderimeve” të shikoj një shfaqje private në Nju-Jork, “Big Apple Circus ‘s” gjersa promovoi pijen alkoolike,”Heaven’s Door”.

Siç shkruajnë mediat amerikane, kjo ishte reklama më e pazakontë e regjistruar ndonjëherë për uiskin teksa dëgjohet muzika e Erik Satiet.

Pas duartrokitjeve përfundimtare, Felon kupton se Dylan është zhdukur gjersa interpretuesit e shfaqjes i thonë se ishte i vetëm.

Dylan në fund të muajit maj nxori linjën e vet të uiskit, të cilën e quajti “Heaven Door”, dhe përbëhet nga tre llojet e pijeve, “straight rye, straight bourbon dhe double-barreled”.
Linja standarde e një shishe shitet për 50 deri në 80 dollarë gjersa një viski i vjetër 25 vjet kushton 300 dollarë.

Ndryshe, tash e sa kohë më është larguar nga skenat botërore të muzikës dhe kompozimit të këngëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat