Seldi përplaset keq me Robertin: Po e do kaq shumë Shqipërinë, pse jeton në Belgjikë

Mediale Vip

Seldi përplaset keq me Robertin: Po e do kaq shumë Shqipërinë, pse jeton në Belgjikë

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 06:22
Seldi dhe Roberti

Si shpesh herë, edhe mbrëmjen e sotme Robert Aliaj kishte kritika për kërcimin e Rashelit dhe Seldi Qalliut. 

Këtë herë Roberti u ankuar për zgjedhjen e këngës sëë Beyonce duke e arsyetuar se nuk është realiteti shqiptar dhe se nuk jeton në Amerikë.

Rasheli u tregua më e rezervuar dhe iu përgjigj thjesht:

“Roberti është katër dekada më i madh se unë dhe zgjedh ta respektoj”. Por Seldi nuk ia përtoi

“Jeto në shqipëri, mos jeto në Belgjikë meqë e do kaq shumë Shqipërinë” – u shpreh Seldi, duke rrëmbyer duartrokitet e publikut.

“Futi një tallava ti!” –ia ktheu Robert Aliaj.

“Ske faj tani nuk do të bëjmë më tallava, se kjo që bën ti është tallava, muhabete koti” – iu përgjigj Seldi Qalliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat