Shokon aktorja e njohur shqiptare: Burri më ka rrahur

Mediale Vip

Shokon aktorja e njohur shqiptare: Burri më ka rrahur

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 10:16
Arjola Demiri

Aktorja tropojane Arjola Demiri, kishte rrëmbyer menjëherë vëmendjen e shikuesve të serialit “O Sa Mirë”, që me paraqitjen e parë në këtë serial.

Roli i rigorozes ‘Xhbane’ e ka bërë atë shumë më të njohur në opinion me këtë emër.

Arjola është një personazh mjaft i ndjekur tashmë edhe në rrjetet sociale nga mijëra fansa.

Aktorja ishte e ftuar së fundmi në emisionin ‘Sevenbizz’ ku ndër tëtjera foli dhe në lidhje me  divorcin e saj.

Disa ditë më parë lajmi që aktorja ështe divorcuar dhe shkak për këtë ishte tradhtia bëri bujë të madhe në media.

Ajo është shprehur: ’Arsyeja e ndarjes ishte tradhtia. Pas ndarjes nuk kemi raporte kushedi se çfarë. Nuk takohemi. Nuk kemi pse takohemi'.

Ndërsa e pyetur në emision ku ishte e ftuar nëse burri ka vënë dorë mbi të, ka thënë ‘Po’ duke pranuar publikisht dhunën që bashkëshorti ka ushtruar ndaj saj. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat