Astrit Salihu pjesë e projektit filmik ‘Dashuria s’mjafton’

Mediale Vip

Astrit Salihu pjesë e projektit filmik ‘Dashuria s’mjafton’

Nga: Maksim Gjokaj Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 12:06
Astrit Salihu

“Dashuria s’mjafton" me regji e skenar të Drilon Hoxhës, i sjellë si një film aksion i ndërthurur me dramën dhe intrigën. Dashuria nuk është e mjaftueshme për të arritur synimet e vendosura dhe shihet si pengesë, e të duhet të bësh pakt me botën e krimit dhe shpesh të sakrifikosh shokët e familjen për ambicien. E vetmja vlerë qe i ka mbetur qenies njerëzore po venitet me kalimin e kohës e po zëvendësohet nga inatet e hakmarrja. Si pjesë e këtij projekti filmik është edhe biznesmeni i njohur kosovarë Astrit Salihu i cili vjen në këtë film si një mbështetës i fuqishëm por edhe si figurant. Ndërkohë që drejton një nga kompanitë më të fuqishme atje ‘Atdheu’ që bën bartjen e funeraleve në mbarë vendet europiane, ndërkohë që inkuadrimi në këtë film ka ardhur si një sfidë e re për të. Filmi ilustron një të ri i cili rifiton lirinë por nuk i ndahet asaj rruge i komanduar dhe i iluminuar nga një profesor i vjetër i cili jep keshilla dhe komandon nga burgu. Peripecitë dhe ligji i mbijetesës vjen instiktivisht nga nevoja e vetëmbrojtjes. Një film që na bën të dashurojmë më shumë njerëzit, botën, natyrën e të respektojmë më shumë jetën.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat