Ai u bë i njohur për të gjithë në këngën ‘Gigi’ me reperen Rina.
Repri grek me origjinë shqiptare Austin Gega ishte i ftuar së fundmi në ‘Sevenbizz’.
Ndër të tjera reperi shqiptar që njihet në Greqi për hitet muzikore është pyetur rreth marrëdhënies me femrat.
Ai ka zbuluar se është i martuar me tre femra, të cilat jetojnë në shtete të ndryshme të botës.
“Kam të dashura në gjithë botën. Jam i martuar me 3 gra. Njëra rri në Greqi, tjetra në Bullgari, tjetra në Amerikë. Unë duhet të udhëtoj gjithë kohës që ti takoj”, tha ai.