Miley Cyrus është rikthyer në Instagram me fotografi të fshira, për të bërë një njoftim për muzikë të re.
Këngëtarja 26-vjeçarja u bashkua me producentin Mark Ronson dhe po e lëshojnë këngën e tyre të re “Nothing Breaks Like A Heart”, këtë javë.
Miley publikoi një video në formë zemre të ndarë me pak muzikë që nënvizonte klipin.
Kënga është pjesë e albumit të ardhshëm të Ronson dhe fansat do ta dëgjojnë këngën të enjten.
Dyshja do të performojë në Saturday Night Live më 15 dhjetor.