Dua Lipa zbulon se ku do të performojë natën e Vitit të Ri

Mediale Vip

Dua Lipa zbulon se ku do të performojë natën e Vitit të Ri

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 12:54
Dua Lipa

Dua Lipa po e përmbyll një vit të suksesshëm në muzikë.

Dua Lipa përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se ku do të performojë natën e Vitit të Ri.

Këngëtarja ka bërë të ditur se do të jetë e ftuar speciale tek Ryan Seacrest në “Dick Clark’s New Year’s Rockin’ Eve”.

Ajo shprehet e lumtur për këtë performancë dhe pret me padurim këtë ditë.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Dua Lipa është “If Only”, në duet me Andrea Bocellin, këngë në të cilën ka mahnitur të gjithë me vokalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat