Shkurte Fejza i ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e festës së 28 Nëntorit.
Këngëtarja e muzikës popullore hyri në Instagram për të postuar një fotografi me vajzën e saj Gresën dhe për t’i shkruar pak fjalë lidhur me festën e nesërme.
“Gëzuar 28 Nëntori kjo ditë e bardhë për të gjithë shqiptarët kudo që janë.
Të festojmë KUQEZI si vetë historia jonë shekullore”, ka shkruar ajo.