Amina Sadiku shkëlqen në Miss e Mister Pavarësia në Shqipëri

Mediale Vip

Amina Sadiku shkëlqen në Miss e Mister Pavarësia në Shqipëri

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 14:56
Amina Sadiku

Bukuroshja e vogël, Amina Sadikun modelja me talentin e saj në këndim dhe vallëzim ishte e ftuar që të jetë prezentë e jurisë Miss e Mister Pavarësia në Shqipëri.

Në pallatin e sporteve Asllan Rusi në Tiranë është mbajtur ky eveniment për nder të 28 nëntorit, shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Amina ka kënduar si musafire dhe ka marrë edhe çmimin Star Model, e cila shkëlqeu në atë mbramje.

Ajo ka marrë shumë duartrokitje nga të gjithë ata që ishin prezent në sallë.

Amina i falënderoi të gjithë, sidomos Skenderbeg Sadikaj, Edona Qosen për ftesën në këtë eveniment.

Ajo shfrytëzoi rastin të uroj edhe të gjithë shqiptarët për festën e 28 nëntorit.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat