Robert Berisha flet për tradhtinë

Mediale Vip

Robert Berisha flet për tradhtinë

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 16:11
Robert Berisha

Si gjithnjë në mbrëmjet e “Dance with me”, përveç kërcimit ka dhe debat apo ndarje mendimesh.

Ashtu nisi edhe mbrëmë, me një pyetje nga Alketa drejtuar vajzave nëse do e falnin tradhtinë.

Sigurisht siç pritej, ato pohuan që nuk do ta falnin asnjëherë tradhtinë.

Kiara Tito u shpreh se një femër e fortë nuk do ta falte tradhtinë, ndërkohë që Rasheli pavarësisht se tregoi se varet nga personaliteti i vajzës, u shpreh se ajo vetë nuk do ta falte.

Por në mes të kësaj ndërhyri Robert Berisha duke rrëmbyer mikrofonin dhe duke thënë vetëm një fjali:

“Ai që e fal e ka zemrën e madhe.”

Dhe këtu mori duartrokitjen e publikut.

Nuk e dimë se sa veta janë realisht dakord që zemra e madhe ka lidhje me faljen e tradhtisë, por Roberti qenka një mbështetës i fortë i këtij mendimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat