Alban Skënderaj publikoi në rrjetet sociale produksionin e tij më të ri muzikor, të titulluar “ 26 nëntor“ dhe e shoqja i bëri një dedikim të rrallë, nga ata që të emocionojnë vërtet.
“Zëri yt, muzika jote dhe tekstet e tua janë ilaç për shpirtin tim,”-ka shkruar Miriam Cani në rrjetet sociale. Cifti që gjithmonë na është dukur kaq harmonik, na e përforëcon edhe një herë këtë bindje.
Dhe Albani duket është lodhur ca me këngën e fundit. Sic ka pohuar edhe vetë, e ka regjistruar në një ditë kur nuk e kishte as zërin në formën e vet më të mirë. Por rezultati është ai që ka rëndësi, dhe këngëtarit aq të dashur për publikun, puna i jep gjithmonë fryte!