Gjashtë akuza kriminale, reperi i famshëm "i shpëton" dënimit me 32 vite burg

Mediale Vip

Gjashtë akuza kriminale, reperi i famshëm "i shpëton" dënimit me 32 vite burg

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 21:18
Reperi Tekashi 6ix9ine

Reperi Tekashi 6ix9ine i ka shpëtuar përkohësisht dënimit me burg të përjetshëm. Ai u arrestua në fillim të këtij muaji dhe mund të përballej me minimumi 32 vite burg.

Data e gjykimit është caktuar për 4 shtator 2019 dhe ai do të mbetet në paraburgim, edhe pse nuk është e qartë për sa kohë.

Ai përballet me gjashtë akuzat: komplot me të tjerët për të bërë shantazh, shtënie me armë zjarri ndërsa kryente një krim, dhunimin me anë të shantazhit, sulm me armë të rrezikshme, mbajtja e një arme zjarri dhe kryerja e një krimi me ndihmën e shantazhit.

E gjitha rrjedh nga përfshirja e tij me një bandë të dhunshme amerikane.

Nine Trey Bloods janë një bandë e Nju Jorkut, e njohur ndryshe si TreyWay, që 6ix9ine e përmend në fillim të çdo kënge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat