Justin Timberlake shtyn edhe një koncert

Mediale Vip

Justin Timberlake shtyn edhe një koncert

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 21:57
Justin Timberlake

Për shkak të problemeve me kordat zanore, Justin Timberlake ka shtyrë koncertin e tij “Man of the Woods” që ishte paraparë të mbahej në Staples Center në Los Angeles, sonte, më 27 nëntor.

Timberlake është përballur me këtë problem shëndetësor gjatë gjithë muajit të kaluar, duke anuluar dhe shtyrë disa koncerte – atë më 24 tetor në New York, më 28 tetor në Buffalo dhe dy të tjera në Tacoma, më 11 dhe 12 nëntor.

Të gjitha këto koncerte janë caktuar më pas për një datë të re, pos atij të Los Angeles

Koncerti i radhës së këngëtarit të shumë hiteve është paralajmëruar më 29 nëntor në Talking Stick Resort Arena në Phoenix të Arizonës.

Justin Timberlake ka qenë shumë i angazhuar së fundmi. Libri i tij i ri “Hindsight & All the Things I Can’t See in Front of Me” është publikuar në muajin tetor.

Madje, pikërisht këtë libër, këngëtari e ka promovuar një intervistë jo fort të zakontë.

Ai së bashku me bashkëshorten e tij, aktoren Jessica Biel, ka qenë i ftuar në “The Tonight Show with Jimmy Fallon”, ku i është dashur të flasë me fjalë të shkruara në letër – për shkak të problemeve shëndetësore me kordat zanore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat