Bashkëshorti iu akuzua për ngacmime seksuale, Zeta-Jones tregon vështirësitë që kaloi familja e saj

Mediale Vip

Bashkëshorti iu akuzua për ngacmime seksuale, Zeta-Jones tregon vështirësitë që kaloi familja e saj

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 08:12
Catherine Zeta-Jones k dhe Michael Douglas

Catherine Zeta-Jones ka zbuluar se si i ka përballuar akuzat që kishin ardhur në drejtim të bashkëshortit të saj për ngacmime seksuale.

Aktorja dhe Michael Douglas kanë kurorëzuar lidhjen e tyre disa vjeçare para 18 vjetëve.

Së bashku ata kaluan vështirësi të ndryshme dhe aktorja tregoi tani se sa e vështirë ishte për të gjithë familjen kur një grua e akuzoi aktorin për ngacmime seksuale.

“Ne u shkatërruan pas atyre akuzave. Ne nuk e dinim se kush ishte ajo grua që e akuzonte Michaelin. Me të cilin kam pasur një bisedë serioze. Edhe fëmijët janë të përfshirë në këtë bisedë”, tha aktorja 49-vjeçare.

Image

“Michael më tha se nuk kishte asgjë dhe se këtë do ta dëshmonte koha. Doli që nuk kishte prova që mund ta konfirmonin këtë histori”, zbuloi Zeta-Jones.

Aktori u akuzua nga një grua për një ngjarje që pretendonte të kishte ndodhur 32 vjet më parë.

Aktori ishte në shok, veçanërisht u tronditën fëmijët e çiftit hollivudian. Ishte shumë e rëndësishme për të që djali dhe vajza e tij nuk u etiketuan si fëmijë të një prindëri përdhunues.

Ndryshe, Catherine dhe Michael kanë dy fëmijë, vajzën Cyrus (15) dhe djalin e Dylan (18).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat