Trafikuan 2.5 tonë drogë, prokuroria përfundon hetimet për 9 persona. Emrat - Bota Sot
Trafikuan 2.5 tonë drogë, prokuroria përfundon hetimet për 9 persona. Emrat

Shqipëria

Trafikuan 2.5 tonë drogë, prokuroria përfundon hetimet për 9 persona. Emrat

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 9 persona të akuzuar për rastin e trafikimit të 2 ton e 530 kg drogë drejt Italisë.

Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në portin e Ankonës në Itali në 9 janar 2017.

Më datë 13.01.2017 nga ana e Zyrës Ndërlidhëse të Policisë Italiane  “INTERFORZA” në Tiranë, është informuar Drejtoria e Përgjithshme e  Policisë së Shtetit, mbi sekuestrimin e një sasie prej 2 ton e 530 kg  lëndë e dyshuar llojit “Cannabis Sativa” me datë 11.01.2017 në Portin e  Ankonës në Itali, që ishte e ngarkuar në Kamionin “MAN”, me targa AA 846  GJ dhe AER 357, me drejtues shtetasin Shqiptar Dhimo KORAJ, 47 vjeç,  lindur në Fier e banues në Gjirokastër.

13 janar 2017- Regjistrohet procedimi penal nr.12 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në bazë të informacionit të sjellë nga Pala Italiane.  

Me 9 janar 2017 Policia Italiane kishte arrestuar në flagrancë  Dhimo Koraj, i cili shoqëronte kamionin në Portin e Ankonës.

Ndërkohë aë në Shipëri në kohë të dnryhsme u arrstuan, Demo Progonati, 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve në bashkëpunim. Euron Hoti, 35 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve”. Neni 283/a/2 i Kodit Penal, Malton Lleshi, 34 vjeç, banues në Tiranë,  për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve e kryer në bashkëpunim”. Aurel Lazaj, 32 vjeç,  banues në Vlorë.

Ndërkohë me 4 dhjetor 2017 u ndalua Skënder Siqeca, 53 vjeç dhe Arbi Mustafa, 34 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Trafikimi i Narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. Një ditë më vonë ndalohet  Agron Kapllani,  51 vjeç, banues në Durrës, ish punonjës policie, trup shërbimi,  shoqërues qeni në Portin e Durrësit, për veprën penale të “Trafikimi i  narkotikëve” kryer në bashkëpunim.  Neni 283/a/2 i Kodit Penal.  Përjashtuar nga Policia e Shtetit më datë 18.07.2017. Po me  5 dhjetor 2017 ndalohet Gëzim Dervishi, 59  vjeç, banues në Durrës, ish specialist në trajtimin e  qenve të  shërbimit në Stacionin e Policisë Kufitare Durrës, në për veprën penale  të “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Neni 283/a/2 i Kodit  Penal.  Përjashtuar nga Policia e Shtetit më datë 28.07.2017.

Gjithashtu ne kuadre te kesja ceshtje hetim ore me 5 dhjetor 2017, u ndalua nga SH.Ç.B.A, Festim Lelaj, 47 vjeç, Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier dhe nje ditë më vonë u ndalua Altin Katundi, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me detyrë Doganier në Portin e Durrësit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...