Lakers poshtërohen nga Nuggets, s’kanë të ndalur Raptors

Basketboll

Lakers poshtërohen nga Nuggets, s’kanë të ndalur Raptors

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 11:53
Humbje tepër e thellë për ekipin nga Kalifornia.

Një mbrëmje negative si për LeBron James ashtu edhe për Los Angeles Lakers që u deklasuan në Kolorado nga Denver Nuggets me rezultatin 117-85.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi dhe të nënta sezonale për Lakers. Plot 32 pikë avantazh për Nuggets në një ndeshje ku pati treshja bëri treshja, Millsap - Murray - Beasley të cilët realizuan nga 20 pikë secili. Pikëshënuesi më i mirë i sfidës ishte Kyle Kuzma i Lakers me 21 ndërsa LeBron u ndal vetëm në kuotën 14 pikëve duke realizuar një nga ndeshjet e tij më të dobëta që kur është bërë pjesë e LA Lakers.

Nuk njeh rivalë Toronto Raptors që në këtë sezon po bën shkëlqen. Për të blinduar vendin e parë në Konferencën e Lindjes skuadra kanadeze triumfoi në udhëtim përballë Memphis Grizzlies me rezultat 122-114.

Kjo ishte fitorja numër 18 në 22 takime për Raptors në një sfidë ku diferencën e bëri loja në grup e Torontos pasi pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes ishte spanjolli Marc Gasol i Memphis me 27 pikë.

Një lider i padiskutueshëm që di të marrë skuadrën për dore, vetëm kështu mund të konsiderohet Blake Griffin te Detroit Pistons. Skuadra nga Michigani regjistroi fitoren e tretë rresht pasi mposhti në Detroit me rezultatin 115-108 New York Knicks. Griffin u dallua me 30 pikë.

Një sfidë vërtetë spektakolare ishte ajo u që zhvillua në Miami me Atlanta Hawks që triumfoi përballë Heats me shifrat e ngushta 115-113 për meritë edhe të treshes Prince-Young-Collins, ndërsa Miamit nuk i mjaftuan 22 pikët e Josh Richardson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat