Thirrja e protestuesve: Nuk do të lejojmë Edi Rama, nuk do të ikim nga Shqipëria

Shqipëria

Thirrja e protestuesve: Nuk do të lejojmë Edi Rama, nuk do të ikim nga Shqipëria

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Një nga protestuesit dhe përfaqësuesi i banorëve tek Unaza e Re, avokati Artan Manushaqe, ka bërë dy thirrje sot nga Unaza e re; një për kryeministrin dhe një për kryeprokuren Arta Marku.

“Edi Rama ka cenuar sigurinë e banesës dhe të pronës në mënyrë të drejtpëdrejtë. Turp i qeverisë dhe i Edi Ramës, - tha Manushaqe. – Mesazhi tjetër është për Prokurorinë: lëshoni djemtë e arrestuar për politikë dhe nisni hetimin për projektin e Unazës së Re. Nisni hetimin e aferës korruptive të projektit te Unaza e Re, që fsheh grabitjen dhe synimin për dëbimin e shqiptarëve.  Nuk të lejojmë Edi Rama, ne nuk do të largohemi nga Shqipëria. “

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat