Spalletti kërkon kualifikimin ndaj Tottenhamit

Futboll

Spalletti kërkon kualifikimin ndaj Tottenhamit

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 13:03
Luciano Spalletti

Trajneri i Interit është optimist para sfidës së sotme.

Skuadrës zikaltër i mjafton një barazim për t’u kualifikuar në fazën e 1/8-ave, por trajneri Luciano Spalletti thekson se në Londër do të kërkojnë të bëjnë ndeshjen e tyre, duke kërkuar fitoren.

“Tottenham është një skuadër mjaft e mirë dhe me eksperiencë të madhe në kompeticionet evropiane, ndaj i ka mundësitë të fitojë dhe të marrë maksimumin, por ne do të luajmë ndeshjen tonë”, tha ai.

“Jam dakord që na mjafton vetëm barazimi, por gjatë gjithë kohës me skuadrën, kemi punuar për të marrë fitoren”.

“E dimë se do të luajmë në një stadium të madh, por mos harroni se ne luajmë çdo dy javë në San Siro, ku na mbështesin gjithmonë më tepër se 60 mijë persona, ndaj nuk do të na bëjë përshtypje”.

“Nëse ne bëjmë lojën tonë dhe interpretojmë si duhet situatat, mund të kthehemi të kualifikuar nga Londra”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat