Për LDK-në, Prekazi dhe Velania janë vende të shenjta

Aktuale

Për LDK-në, Prekazi dhe Velania janë vende të shenjta

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 14:05
Prekazi

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë homazhe në Prekaz sot në festën e 28 Nëntorit. Ismet Beqiri tha se sakrifica e Jasharajve, gjaku i tyre, e lufta e tyre ka bërë që sot Kosova të duket me ndryshe, të jetë më ndryshe dhe të realizohen aspiratat e tyre dhe popullit të Kosovës.

Beqiri tha se kjo datë shënon bashkimin e të gjithë shqiptarëve. Sipas tij, Prekazi dhe vendi ku prehet ish presidenti Ibrahim Rugova në Velani, janë vende të shenjta.

Beqiri: Velania dhe Prekazi janë vende të shenjta

 "28 Nëntori shënon bashkimin e gjithë neve kudo që jemi dhe vendi më i mirë, përkundër dhimbjes, përkundër ndjeshmerisë, është ky vend këtu, sepse është dëshmia e një sakrifice të madhe të popullit shqiptar për liri dhe pavarësi të Kosovës. Që nga Velania ku prehet presidenti Rugova, deri këtu, janë dy vende të shenjta për popullin e Kosovës, andaj ne si LDK shprehim respektin dhe përuljen tonë të perhershme për atë që kanë bërë për ne kjo familje e madhe dhe gjithë dëshmorët", tha ai.

Kujtojmë se me 28 Nëntor, përveç festimit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, festohet edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja e parë publike e UCK-së që u bë me 28 Nëntor 1997 në Llaushë të Skënderajt.

Sot, kompleksi Jashari në Prekaz pret vizitorë nga vendi, rajoni e bota. Prekazi dhe Skenderaj kanë marrë sot ngjyrat kuq e zi me flamurin kombëtar dhe atë të UCK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat