Harry me William- i janë zënë dhe faji i ka mbetur Meghan- it

Mediale Vip

Harry me William- i janë zënë dhe faji i ka mbetur Meghan- it

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 16:24
Harry dhe William

Së fundmi interneti po zien nga lajmi se mes Harry- t dhe William- it ka patur një zënkë dhe shkak për të është bërë Meghan Markle. Burime pranë familjes mbretërore kanë bërë me dije se e gjithçka ka ndodhur në Krishlindjet e kaluara, kohë kur Harry dhe Meghan nuk ishin ende të martuar.

Harry i ka treguar vëllait të tij se asokohe ai nuk po e përfshinte siç duhej Meghan- in në familjen mbretërore.

“Harry ndjeu se familja mbretërore asokohe nuk po e priste siç duhet Meghan- in. Ndaj vendosi që këtë t’ja adresonte vëllait të tij. Të dy patën një zënkë që u zgjidh vetëm me ndërhyrjen e Charles.”

Incidenti në fjalë nuk është përfolur më parë, por tani që Meghan dhe Harry kënë bërë publik largimin nga Pallati çështje të tilla kënë filluar të dalin në dritë si shkaqe për këtë vendim të çiftit.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat