Dua Lipa uron 28 Nëntorin në gjuhën shqipe dhe me flamurin kuq e zi në krahë

Mediale Vip

Dua Lipa uron 28 Nëntorin në gjuhën shqipe dhe me flamurin kuq e zi në krahë

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 16:37
Dua Lipa

Sot u festua 28 Nëntori, Dita e Flamurit.

Urimet nga yjet e estradës shqiptare ishin të shumta, mirëpo fansat në këtë ditë të veçantë me padurim e kanë pritur reagimin e këngëtareve shqiptare me famë botërore.

Dua Lipa para pak minutash e ka publikuar një video në Instagram ku ka zgjedhur t’i uroj të gjithë shqiptarët në gjuhën shqipe, derisa shihet me flamurin kuq e zi në krahë.

Kjo video është shkëputur nga performanca e saj në festivalin ‘SunnyHill’ i cili u mbajt më 10 gusht në parkun e Gërmisë.

”Urime dita e flamurit  [????????]  me shumë dashuri”, ka shkruar Dua dhe ka pranuar komente të shumta nga ndjekësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat