Paris Hilton flet për herë të parë pas ndarjes: Kjo romancë ishte si një rreth vicioz....

Mediale Vip

Paris Hilton flet për herë të parë pas ndarjes: Kjo romancë ishte si një rreth vicioz....

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 11:25
Paris Hilton

Modelja e njohur Paris Hilton dhe aktori i njohur Chris Zylka i dhanë fund lidhjes së tyre mbas 11 muajsh fejesë.

Pas kësaj ngjarje Paris ka vendosur të thyejë heshtjen e të flas.

Gjatë një interviste në emisionin ‘The talk’ ajo  u shpreh se do të kishte një fund të lumtur me ish-partnerin e saj, por pavarësishtë se nuk janë më bashkë dhe ndihet mirë.

‘Unë ndjej se kur bie në dashuri, bie kokë e këmbë. Por kjo romancë ishte si një rreth vicioz që nuk po dilja dot. Unë gjithmonë kam qenë e fiksuar me historitë e përrallave dhe mendova se kjo do të ishte përralla ime me fund të lumtur, por me kalimin e kohës kuptova që martesa nuk ishte vendimi i duhur’.

‘I uroj Chris më të mirat! Do të doja që një ditë të martohesha dhe të bëja fëmijë, por për momentin dua të fokusohem te vetja dhe puna ime’, – përfundoi trashigimtarja Hilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat