Vjen reagimi i Era Istrefit pas komenteve ofenduese të grekëve

Mediale Vip

Vjen reagimi i Era Istrefit pas komenteve ofenduese të grekëve

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 15:28
Era dhe Nora Istrefi

Era Istrefi ka kaluar ditën e 28 nëntorit në Greqi, prej ku ka sjellë fotografi bashkë me Norën.

Motrat Istrefi kanë kaluar ditën duke festuar në Greqi, madje edhe duke bërë shqiponjën me duar me plis në kokë.

Por, kjo gjë nuk i ka pëlqyer grekëve, të cilët i kanë vërshuar fotot me komente ofenduese.

“Nëse nuk do të ishte Greqia, do të ishit duke shkuar me dhi/ Epo përfundimisht ju jeni kafshë/ Ja ju e tregoni që po shkoni në mal,” -ishin disa nga komentet më pikante të ndjekësve grekë. 

Por, Era nuk ka heshtur. Ajo me anë të një komenti i është kundërpërgjigjur fansave të saj grekë me shumë mirësi.

“Pasi ndodh të jem këtu në një udhëtim biznesi, po festoj këtu dhe Pavarësinë e Shqipërisë. Jam artiste dhe jo politikane. I dua të gjitha shtetet dhe i uroj të gjitha vendeve të botës paqe dhe prosperitet. Kështu që, nuk jam duke treguar mungesë respekti ndaj askujt. Kam vetëm dashuri dhe respekt për ju dhe shtetin tuaj të bukur. Të qëndrojmë bashkë , mos të lejojmë askënd dhe asgjë të hyjë midis nesh, njerëzve në të gjithë botën. Paqe!”, ka shkruar Era./Gazeta Express 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat