Nexhmije Pagarusha vizitohet nga ministri Gashi, nga ky muaj merr shpërblim prej 500 eurosh

Mediale Vip

Nexhmije Pagarusha vizitohet nga ministri Gashi, nga ky muaj merr shpërblim prej 500 eurosh

Nga: N.H Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 00:22
Nexhmije Pagarusha dhe Kujtim Gashi

Nexhmije Pagarusha ka filluar ta gëzojë statusin e meritave të veçanta nga Ministria e Kulturës.

Qeveria e Kosovës mori vendim gjatë muajit tetor që këngëtaren e njohur Nexhmije Pagarusha, ta shpërblejë për kontributin e saj në promovimin e muzikës së mirëfilltë shqipe.

Nga ky muaj, këngëtarja përfiton një shpërblim mujor prej 500 euro, e këtë njoftim e bëri edhe ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, gjatë një vizite në shtëpinë e Nexhmijes.

Ja shkrimi i tij:

“Shumë i lumtur që Ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, nga ky muaj filloi të përfitoi shumën prej 500 euro në baza mujore nga Ministria e Kulturës.

Sot vizitova këngëtarën në banesën e saj, të cilës ia dorëzova Vendimin e Qeverisë për statusin e qytetares me merita të veçanta për shkak të kontributit të saj në promovimin e muzikës së mirëfilltë shqipe. Bilbili i këngës shqipe Nexhmije Pagarusha ka dhënë kontribut të madh në përçimin e vlerave dhe traditave të vendit tonë me pjesëmarrjen e saj në festivale e skena të njohura ndërkombëtare. KG”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat