Dua Lipa shënon edhe një sukses me hitin “New Rules”

Mediale Vip

Dua Lipa shënon edhe një sukses me hitin “New Rules”

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 10:23
Dua Lipa

Dua Lipa numëron disa hite në repertorin e saj, e një prej tyre është “New Rules”.

Pikërisht me këtë këngë, ajo ka shënuar edhe një arritje tjetër, Dua mori pllakën për këngën më të dëgjuar në “Top 40 Radio”, për vitin 2018.

Këngëtarja i është gëzuar këtij suksesi, andaj ndau me ndjekësit këtë lajm, ndërsa solli imazhe të reja, realizuar nga “iHeartRadio”.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Dua Lipa është “If Only”, këngë kjo në duet me Andrea Bocellin. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat