Hollywood do të mirëpresë sërish Meghan Markle

Mediale Vip

Hollywood do të mirëpresë sërish Meghan Markle

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 21:36
Meghan Markle dhe Princ Harryn

Meghan Markle është martuar me Princ Harryn dhe është në pritje të fëmijës së parë. Por kjo nuk do e ndalojë Dukeshën e Sussex të bëjë një rikthim spektakolar në Hollywood.

“Unë jam e sigurt që Meghan do të bëjë një film të ri”, tha Gina Nelthorpe-Cowne, ish-agjentja e saj.

Gina përfaqësoi Dukeshën derisa ajo u lidh me Harry-n.

Nelthorpe-Cowne krahasoi historinë e Meghan me atë të fitueses së Oskar, Grace Kelly, që braktisi Tinseltown për t’u martuar me princin Rainier të Monakos.

Por Gina shprehet se oborrtarët e Britanisë nuk mund ta ndalojnë Dukeshën të arrijë ambiciet e saj në ekranin e madh.

“Nëse Meghan dëshiroj të bëjë një film të ri, do ta bëjë”, shtoi ajo.

“Markle është një grua e vendosur dhe e di se çfarë dëshiron”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat