Dren Abazi: Këngëtarja që s’do bashkëpunoja kurrë është…

Mediale Vip

Dren Abazi: Këngëtarja që s’do bashkëpunoja kurrë është…

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 09:12
Dren Abazi

Edhe këtë të shtunë “Shiko kush luan” nga Luana Vjollca solli plot të qeshura dhe surpriza.

Një ndër sfidat ku zbulohen të thëna e të pathëna është edhe loja “Ndaje ose haje” ku konkurrentët, të vënë përballë njëri-tjetrit, duhet t’i përgjigjen pyetjeve ose të hanë ushqimet e tmerrshme në tavolinën e përgatitur nga stafi “mistrec” i “Shiko kush luan”.

Dren Abazi u vu përballë një pyetjeje të vështirë të cilën e kaloi me shumë sportivitet. Ai duhet të thoshte emrin e këngëtares komerciale, me të cilën pavarësisht klikimeve dhe ndjekësve të shumtë që ajo ka, nuk do të bashkëpunonte kurrë.

Artisti u përgjigj duke refuzuar ushqimin e “tmerrshëm” dhe tha emrin e Encës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat