Don Phenom mund të martohet me katër gra?

Mediale Vip

Don Phenom mund të martohet me katër gra?

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 10:02
Don Phenom

Veç argëtimit që dhuron çdo të shtunë, programi “Shiko kush luan” ka nxjerrë edhe të “martuar” nga studio.

Këtë herë ishte Don Phenom ai që duhet të zgjidhte në lojën “Mos mba me hatër” njërën nga bukuroshet e shfaqura në ekran.

Zgjedhja e tij duhet të ishte mes Oriola Marashit, Encës dhe Rinës.

Me shumë humor, një nga reperat më në zë të momentit, i zgjodhi të treja por na zbuloi edhe diçka nga jeta e tij personale.

“Me të treja do të martohem, edhe një e kam në shtëpi dhe bëhen katër”, tha ai.

Shkurt, qartë e pa gabime, Don Phenom pranoi se jo vetëm është i lidhur, por gjërat janë më shumë se serioze duke qënë se jetojnë bashkë.

Megjithatë ai e përfundoi lojën deri në fund dhe zgjodhi të martohej me Encën, të hante një darkë me Rinën, duke eleminuar Oriolën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat