Zbulohet shifra marramendëse, ja sa fiton Baris Arduç në një reklamë

Mediale Vip

Zbulohet shifra marramendëse, ja sa fiton Baris Arduç në një reklamë

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 21:02
Baris Arduç

Pas suksesit në serialin “Dashuri me qira” Baris Arduç është kthyer në një nga aktorët më të paguar turq.

Falë talentit dhe fizikut të tij ai ka arritur të bëhet imazh i disa produkteve të rëndësishme turke, të cilat kanë pasur shitje të çmenduara që pasi Baris u bë imazh i tyre.

Së fundmi ai është bërë imazhi i një kompanie makinash dhe shuma që ka marrë nga spoti është marramendëse.

Mediat turke shkruajnë se falë këtij spoti ai i ka shtuar pasurisë së tij 3 milionë dollarë. Këto para aktori ka menduar t’i investojë në pasuri të patundshme, të cilat do i kthejë në biznese.

Ndërkohë Baris është duke menduar të nënshkruajë disa kontrata të reja pune që lidhen me televizionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat