Bebe Rexhës i duhen edhe shtatë fluturime me aeroplan për të thyer rekordin

Mediale Vip

Bebe Rexhës i duhen edhe shtatë fluturime me aeroplan për të thyer rekordin

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 08:45
Bebe Rexha

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo po vazhdon me sukses të mbajë koncerte anembanë globit si dhe të sjell këngë të reja.

Por, duket se këngëtarja 27-vjeçare si synim ka të arrij që brenda këtij viti kalendarik të bëjë 100 udhëtime me aeroplan.

Në fakt, tashmë bukuroshes sonë i duhen edhe shtatë fluturime brenda këtyre 5-6 jave që të arrin këtë rekord personale.

“Fluturimi 93 i vitit”, ka shkruar biondina teksa ka publikuar një imazh në llogarinë personale nga aeroplani.

Kujtojmë se gjatë javës së kaluar këngëtarja kishte treguar se e ka gjetur gjerdanin e veçantë që e kishte humbur në një prej aeroporteve.

Ndryshe, Bebe është duke punuar në projekte të reja që do t’i sjell në albumin e ri muzikor.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat