Rozana Radi mbyll 'gojët e liga', mësoni çfarë thotë për Mc Kreshën

Mediale Vip

Rozana Radi mbyll 'gojët e liga', mësoni çfarë thotë për Mc Kreshën

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 13:59
Rozana Radi dhe Mc Kresha

Prania e të dyve në një skenë ka bërë të përflitet menjëherë sapo janë bërë publike emrat e konkurentëve të 'Kënga Magjike'.

Të gjithë kujtojnë lidhjen e dashurisë mes Rozana Radit dhe Mc Kreshës, e cila nuk mbaroi aspak paqësisht. 

Rozana Radi ka folur lidhur me këtë temë dhe si do ta përballojë kët dalje në skenë. 

“A do të votosh Kreshën dhe Fifin, pasi Kresha të zgjodhi ty live që ka për të votuar?”,  ka pyetur një prej fansave. 

Rozana përgjigjet: “Ju siguroj që votimet e mia do jenë të hapura si të të gjithë artistëve. Do t’i shikoni”, – shkruan këngëtarja, por nuk e lë me kaq kureshtjen e fansave. 

Pyetjes tjetër “Si i ke raportet me MC Kreshën dhe Fifin?”, Rozi përgjigjet: “Shumë të mira. Unë, bashkë me Era Rusin kemi qenë iniciatorët që Fifi të vinte në Tiranë dhe të vazhdonte karrierën këtu. Dhe kemi bërë shumë mirë se Fifi ia doli shumë mirë.”

Rozana do të performojë në natën e parë gjysmëfinale, të mërkurën, më 5 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat